Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Sveçla tha për Ekonomia Online se është e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit.
“Është e rëndësishme që të vaksinohen në mënyrë që t’i evitojmë situata që i kishim më herët dhe t’i kthemi normalitetit”.
Ministri Sevçla është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit salla “1 Tetori”, në Prishtinë.