Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit me rastin e vdekjes së babait të tij, Fazli Veseli, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme me një trashigimi të madhe që ka lën pas.
Tutje Haradinaj ka shkruar se për kontributin e tij i ka ndarë medaljen “Me Besim në Zot, Ardhe e Shtet”.
Postimi i plotë i tij:
Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!
RH /InLajmi/