Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orët janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Tutje është bërë e ditur se nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/






















