Abelard Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, është shprehu në Kuvend se partia e tanishme në pushtet i ka hajnat dhe ata që kanë bërë miliona për 12 vjet bashkëpunëtorët më të mire, raporton InLajmi.
Ai në senancën e mbajtur sot,tha se qeveria aktuale po del të jetë një zhgënjim i madh, që nuk ka guxim të çojë hajnat në burg, sepse janë bashkëpunëtor.
“Po më vjen mirë që ju po dilni një zhgënjim i madh, ju po dilni një mashtrim i madh, sepse po më vjen mirë që sot jeni shndërruar në një ndërmarrje të madhe për punësime familjare. Ju nuk dini asgjë tjetër, ju nuk keni haber për ekonomi, ju nuk keni haber për sundimin e ligjit, ju hajnat i keni bashkëpunëtorët më të mirë, ata që vjedhin, ata që i kanë bërë milionat për 12 vite e që janë shefa të prokurimeve nëpër ministri të ndryshme, ata janë bashkëpunëtorët e juaj më të mirë. Ju sot po e tregoni veç fytyrën e vërtetë, ju sot veç hajnat nuk guxoni me i dërguar në burg, sepse vjedhin për juve, bashkë me juve”, u shpreh ai.
Sipas Tahirit, parita në pushtet po zhgënjen edhe aktivistët e vet pasiqë po u japin më shumë përparësi familjarëve të tyre se sa atyre që kanë punuar për të mbledhur votat.
“Besa po i zhgënjeni edhe aktivistët e juaj, se a po e shihni më shumë ka përparësi nipi, daja e halla, sesa aktivisti. Pra, sot ju po ia tregoni fytyrën edhe atyre që kanë vrapuar me ia mbledh votat e juaja”, tha ai./InLajmi/






















