Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar nga Shoqata Handikos, rreth 40 pajisje ndihmë si karroca, shëtitore e paterica raporton InLajmi.
Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi, u shpreh se pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për klinika të ndryshme ku qytetarët kanë nevojë.
“Organizata jonë si gjithmonë jemi munduar jo vetëm personat t’i mbështesim individualisht por edhe institucionet tona pasi nevojat janë të mëdha dhe të ndryshme”.
“Nuk është hera e parë ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë që tu shërbejmë qytetarëve në nevojë në vendin tonë”.
Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi e vlerësoi ndihmën duke thënë se më i rëndësishëm se numri i pajisjeve të dhuruara është simbolika që përcjell bashkëpunimin me Handikosin.
“Nuk ka mesazh më të fuqishëm se sa ky sot me format e bashkëpunimit që i kemi me Handikosin. Falënderoj të gjithë anëtarët e Handikosit”.
“Do tu kushtojmë vëmendje dhe do ti japim prioritet shërbimeve për anëtaret e shoqatës së Hanikosit”.
Krasniqi shtoi se pajisjet janë të nevojshme dhe praktike për pacientët dhe do t’u ipet prioritet anëtarëve të shoqatës së Handikosit./InLajmi/