Mërgim Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Veseli, miqve dhe gjithë dashamirëve me rastin e vdekjes së Haxhi Veselit, babait të Kadri Veselit, pëcjell InLajmi.
“E dhimbshme që në këtë periudhë kohore sa ishte i sëmurë rëndë haxhi Fazliu, i biri i tij dhe njëherit Kryetari Veseli nuk pati mundësi të ishte pranë, për shkak të procesit gjyqësorë në Hagë”, kështu është shprehur Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e vdekjes së Haxhi Fazli Veselit, babait të Kryetarit Kadri Veseli, shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veseli, miqve dhe gjithë dashamirëve.
E dhimbshme që në këtë periudhë kohore sa ishte i sëmurë rëndë haxhi Fazliu, i biri i tij dhe njëherit Kryetari Veseli nuk pati mundësi të ishte pranë, për shkak të procesit gjyqësorë në Hagë.
Haxhi Fazliu shkoi në amshim, mirëpo duke qenë krenarë me birin e tij Kadriun të cilin e edukoi me ndjenja të larta të patriotizmit dhe atdhedashurisë.
Zoti e mëshirofte!/InLajmi/