Argjentina mposhti Ekuadorin me rezultatin 3-0 dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Kapiteni Lionel Messi bëri diferencën në këtë ndeshje, duke dhënë 2 asiste dhe duke shënuar një gol. Rezultati u zhbllokua në minutën e 40 me anë të De Polit.
Në minutën e 84, ishte Lautaro Martinez që realizoi edhe golin e 2-të falë asistit të kapitenit. Fitoren e vulosi Messi, i cili me një gjuajtje të bukur shënoi edhe golin e 3-të.
Rivali i radhës i “Albiçelesteve” në gjysmëfinale do të jetë Kolumbia më 7 Korrik. Kolumbianët eliminuan në çerekfinale Uruguain pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, shkruan tvklan.al
Nga pika e bardhë e 11 metërshit, lojtarët e Kolumbisë u treguan më të saktë, duke fituar 4-2.Gjysmëfinalja tjetër, e cila do të luhet më 6 korrik është Brazil-Peru.