Ushtria Kanadeze është në gatishmëri për të ndihmuar në evakuimin e banorëve në British Columbia, pas zjarreve që u shkaktuan nga temperaturat e larta që përfshinë vendin ditët e fundit, transmeton InLajmi.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se janë më shumë se 170 zjarre, të shkaktuara nga temperaturat dhe goditja e rrufeve.
Ndërkohë, është raportuar për të paktën 2 persona të vdekur në fshatin Lytton që u shkatërrua nga zjarri.
Lytton, regjistroi të martën temperaturën më të lartë ndonjëherë në Kanada prej 49.6 gradë Celsius.
Ministri kanadez i Mbrojtjes ka njoftuar se rreth 350 personel ushtarak si dhe avionë po përgatiten për të ndihmuar komunitetet e kërcënuara, shkruan BBC.

Njoftimi erdhi pasi Kryeministri Justin Trudeau mbajti bisedime emergjente me ministrat si dhe udhëheqësit provincial dhe autoktonë nga zonat e prekura./InLajmi/