Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në hapje të Konventës së 10-të zgjedhore të partisë ka thënë se kjo ngjarje nuk është aspak e lehtë por e domosdoshme për të ecur përpara, përcjell InLajmi.
Ai ka deklaruar se mungesa e kryetarit Veseli dhe Presidentit Thaçi e bën Konventën të jashtëzakonshme dhe ndjehet shumë mungesa e tyre. Por sipas tij, të gjithë jemi besimplotë se ata do të kthehen të lirë e faqebardhë.
Kjo Konventë duhet të shërbej që PDK-ja të dal edhe më e fuqishme, më e reformuar dhe t’i ofroj mbështetjen e plotë kryetarit të ri që do të dal, tha ai./InLajmi/