Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdën e prezantimit të kandidatëve për kryetarë komune, ka prezantuar kandidatin për kryetar të Fushë Kosovës, përcjell InLajmi.

Haradinaj ka bërë të ditur se kandidati i AAK-së, për Fushë Kosovën, do të jetë Hasan Ismajli.


Prezantimin e Ismajlit, Haradinaj e ka bërë me fjalët më të mira për të, duke i’u drejtuar si një njeri me guxim intelektual të trashëguar nga Idriz Ajeti.
Postimi i plotë i tij:
Për vite me radhë ai është një luftëtar i madh në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Fushë Kosovës, andaj me plotë bindje e themi se Hasan Ismajli është zëri i tyre.
Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit për qeverisje komunale që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie.
Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës.
Fushë Kosova po rritet dita ditës. Ajo është bërë vendbanim i qytetarëve nga i tërë vendi, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. Hasan Ismajli me një guxim intelektual të trashëguar nga daja i tij Akademik Idriz Ajeti, do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet, por edhe reformë të thellë të mentalitetit qeverisës sipas modeleve më të mira amerikane e evropiane.
Suksese dhe Fitore! RH/InLajmi/



















