Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31 vjetorit të miratimit të Deklratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, raporton InLajmi.
E parishme në këtë seancë ishte edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani e cila ka thënë se ky aktë i ka hapur rrugë artikulimit të shtetësisë së Kosovës.


“Akti që po e kremtojmë sot në seancë është njëra ndër ngjarjet e rëndësishme për kombin dhe vendin tonë. Sot po e jetësojmë çdo ditë shtetin e Kosovës dhe është momenti që ta kujtojmë çdo ditë kontributin e tyre”.
“Dua të kujtojë çdo ditë kontributin e delegatëve gra, koha e gërryen jetën e njerëzve prandaj disa nga delegatet e atëhershme kanë kaluar në amshim. Deklarata Kushtetuese e miratuar ishte akt politik e juridik që Kosova nuk pranoj t’i nënshtrohej serbëve”.
“Me shpalljen e deklaratës ata i hapën udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës. Sot Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë”. /InLajmi/

















