Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta Fatjona Kurmehaj nga fshati Strellc i Epërm, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka falenderuar të gjithë qytetarët e Deçanit për kontributin e dhënë sa herë familja Kurmehaj ka pasur nevojë.


Tutje i pari i Deçanit ka shprehur ngushëllime familjes Kurmehaj, miqëve dhe qytetarëce për humbjen e Fatjones.
Disa ditë me parë kryetari i Deçanit dhe qytetarët janë bashkuar për t’i ndihmuar Fatjonës për të kaluar luftën me Leokimis Akute.
Postimi i plotë i tij:
Me dhembje e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e bashkëvendases tonë Fatjona Kurmehaj nga fshati Strellc i Epërm.
Falënderues dhe mirënjohës të gjithë qytetarëve të Deçanit për kontributin e dhënë sa herë që kishte nevojë familja Kurmehaj.
Shpreh ngushëllimet e mia familjes Kurmehaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit për humbjen e Fatjones!
Ngushëllime!
BR /InLajmi/




















