Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në tregun me shumicë në zonën industriale në Prishtinë, përcjell InLajmi.

Sipas Policisë janë përfshirë nga zjarri 4 depo të pemëve dhe të përmiëve, ku gjatë kësaj të lënduar kanë mbetur 2 persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Nga Policia kanë bërë të ditur se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. /InLajmi/





















