UEFA lajmëroi se të gjitha ndeshjet e mbetura të Euro 2020 do të zhvillohen siç janë programuar.
Institucioni numër 1 i futbollit gjykon se janë marrë masat e nevojshme në mënyrë që të shmangen shpërthime të infeksioneve.

UEFA informoi se ka bashkëpunuar me autoritetet lokale për zbatimin e rregullave sa i përket grumbullimit të tifozëve.
Numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadiume i është lënë autoritetet lokale për t’i caktuar, e po ashtu kërkesat që duhen plotësuar për të hyrë në impiant. UEFA ka për detyrë që t’i mbikëqyrë.
Në Bashkimin Evropian janë shtuar zërat, të cilët kërkojnë që finalja e Euro 2020 të mos luhet në “Uembli” të Londrës, por të zhvendoset. Kjo për shkak të rritjes të të infektuarve në kryeqytetin anglez me variantin e COVID-19, Delta.
Në Londër parashikohet që të ketë një rritje të numrit të të infektuarve. “Uembli” është caktuar si vendi ku do të luhen gjysmfinalet dhe finalja, transmeton Klan.tv.
Sipas zyrtarëve të BE-së, mosndryshimi i stadiumit në këtë situatë konsiderohet si papërgjegjshmëri dhe vënie në rrezik e jetës së qytetarëve të BE-së.





















