Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhje të Qeverisë për 100 ditë qeverisje, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj mbledhje Kurti ka gjetur hapsirë të i tregojë disa nga të mirat e Qeverisë së tij për 100 ditë që kanë arritur me i realizuar.
E krejt këto janë kthyer në shaka nga anëtari i PSD-së, Nol Nushi ku shkruar disa nga citatet që në të vërtet nuk janë të kryeministrit Kurti.
“Në muajin shkurt kur morrëm qeverinë, gjetëm vendin në -20° Celcius kurse sot jemi +36° Celcius”, ka shkruar Nushi.
Postimi i plotë i tij:
Albini duke shpjegu te arriturat e 100 diteshit:
“Ne muajin shkurt kur morrem qeverine, gjetem vendin ne -20° Celcius kurse sot jemi +36° Celcius.
Kete ua konfirmon edhe djali i presidentit historik Rugova”
“Kur erdhem ne shkurt, vendi yne nuk kishte qershia. Sot nen udheheqjen e ministrit Peci kemi jo vetem qershija por edhe bojlia”
“Kur erdhem ne pushtet, asnje pishine ne Kosove nuk punonte. Sot qytetaret po lahen lirshem dhe po bejne video duke kercyer ne stilin e dallendyshes se plagosur”
“Kryeministrat e kaluar e takonin Vucicin pa kerkuar ai falje, por sot Vucici me takon mua pa i kerkuar une falje”
E shume te arritura te tjera /InLajmi/