Drejtori i Klinikës së Neonatolgjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozta e drejtorit në këtë Klinikë, përcjell Inlajmi.
Dr. Xhevdet Gojnovci ka falendëruar mediat për informimin korrekt që ka ndodhur brenda Klinikës së Neonatologjisë, si dhe ka falënderruar stafin e kësaj Klinike që sipas tij kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Tutje Dr. Gojnovci ka kërkuar falje nga familja, që sipas tij gjatë kohës që ishte drejtor shume pak kohë ka kaluar me ta.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!
Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.
Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.
Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!
Me respekt,
Dr Xhevdet Gojnovci /InLajmi/