Në një njoftim të përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, është bërë e ditur, se është ftuar dhe ndaluar i dyshuari për marrje ryshfeti Luan Latifi, raporton InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se Latifi, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas vlerësimit të intervistës, është bërë e ditur se, ai si person me përgjegjsi ekzekutive ka qenë në dijeni për keqpërdorimet.
“Personi me inicialet L.L., është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas argumentimit të ndërlidhjes, është vlerësuar dyshimi i bazuar se, si person me përgjegjësi ekzekutive në KPM, ka qenë në dijeni të qartë për kushtëzimet”, thuhet në njoftim.
Nga 2 institucionet shtetërore, thuhet se personi i lartcekur është nën dyshim se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” si dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“I dyshuari L.L., me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit me inicialet A.B., prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”./InLajmi/