Kryeministri i Kosovës, ka bërë të ditur miratimin e një pakoje të re për të ndihmuar ekonominë e vendit, raporton InLajmi.
Kurti ka bërë të ditur se parashikmet janë që të ketë afro 8% rritje ekonomike për vitin 2021.
“Aktiviteti ekonomik është rritur për 15%. Projeksionet janë që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 7.9%, që është dukshëm më e lartë nga 5.2% që parashihej në fillim të vitit”, është shprehur Kurti.
Ai ka njoftuar se miratimi i pakos së re do të jetë ndihmë pas sfidës së vendit me pandeminë e koronavirusit.
Gjithashtu Kurti, ka folur rreth anulimit të disa kontratave të panevojshme që arrinin vlera deri 100 milionë euro.
“Kemi arritur që të kemi kursim të mjeteve duke anuluar kontrata të panevojshme dhe të dëmshme që arrijnë vlerë 100 milionë”./InLajmi/