Ministria e Shëndetësisë ka njohuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Tutje nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar se deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Sipas njoftimit të MSH-së nga 1.648 testime sa janë kryer për 24 orë, 9 persona kanë rezultuar pozitive me koronavirus brenda 24 orëve, gjithashtu nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 167.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/