Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar 170.098 persona me vaksinën anti-Covid, përcjell InLajmi.
Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se vetëm me dozën e 2-të janë vaksinuar kundër koronavirusit 37.057 persona.
Numri aktiv i rasteve me koronavirus në vendin tonë është 166, ndërsa vetëm brënda 24 orëve 6 persona kanë rezultuar pozitive dhe 10 janë shëruar. /InLajmi/