Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se brenda 24 orëve janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave të fundit prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325.
Në total numri i rasteve aktive është 166.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/