Agjencia e Statistikave të Kosovë, ka publikuar rezultatet e statistikave afatshkurtra të shërbimeve, për 3 mujorin e parë të vitit 2021, përcjell InLajmi.
Nga të dhënat e publikuara vihet re se Indeksi i numrit të të punësuarve ka shënuar një rritje për 6.37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga publikimi i ASK-së, janë prezantuar të dhënat siç vijon:
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 15.69%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 6.37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8.04 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 46.37 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 100.78%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9.10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20.29%, krahasuar me tremujorin e parë 2020; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 37.70 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020./InLajmi/




















