Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj gjatë ditës së shtune është raportuar se në pyll është gjetur një burrë pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë menjëhere në vendin e ngjarjes.
Trupi i viktimës është dukërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/