Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan gjatë ditës së dielle në mes natë, një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Deçan 27.06.2021-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasoj kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . /InLajmi/