Me mijëra pushues vendas dhe jo vetëm kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë pranë bregdetit të Shëngjinit.
Ata të cilët përbejnë numrin më të madh të pushuesve në Shëngjin janë kryesisht nga Kosova, të cilët Shëngjinin e zgjedhin për arsye nga më të ndryshmet siç janë distanca e shkurtër, natyra e mrekullueshme dhe qetësia.
Në këtë zonë kushtet kanë ardhur gjithmonë dhe duke u përmirësuar ndaj çdo vit e më shumë ky plazh ka njohur rritje të numrit të pushuesve madje shumë prej tyre kanë blerë edhe shtëpi në qytetin bregdetar.
Mikpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve, transmeton Top Channel.
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë sjellë drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë.