Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.
Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.
Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.
Burimet e “Jepi zë” në Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.
Duhet theksuar se 37-vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.