Policia gjermane ka njoftuar se nga një sulm me thikë në qytetin Uerzburg të Gjermanisë kanë mbetur të vrarë disa persona. Mediat raportuan se 3 persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.
Sipas mediave lokale incidenti në pasditën e 25 qershorit ndodhi kur një burrë sulmoi një grua me thikë dhe pasi kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin gruan, burri filloi t’i sulmonte ata.
Pjesëtarët e policisë e kanë plagosur sulmuesin dhe më pas e kanë arrestuar.
Forcat e sigurisë e kanë bllokuar qendrën e qytetit
Policia beson se një person i vetëm e ka kryer sulmin dhe nuk ka ndonjë rrezik tjetër për qytetarët, përcjell REL.

Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit nuk u njoftuan.