Microsoft ka prezantuar zyrtarisht sistemin e ri operativ Windows 11, transmeton InLajmi.
Nga tiparet e reja të këtij program do të jetë aplikacioni për video-thirrje, që bëri bum gjatë kohës së pandemisë gjë që do të sjellë edhe largimin përfundimtar të Skype pas shumë vitesh.
Ekspertët mendojnë se ky është fillimi i fundit për atë që dikur ishte mbreti i video-thirrjeve.
“Duket sikur Microsoft po shkatërron Skype,” shkroi redaktori i teknologjisë Irish & Sunday Independent Adrian Weckler.
“Mirupafshim Skype”, shtoi drejtori i përmbajtjes së Future Publishing Jeremy Kaplan.
“RIP Skype”, ishte reagimi i menjëhershëm nga Tom Warren i The Verge, shkruan BBC.
Megjithatë, realiteti është se Skype ka humbur rëndësinë kohë më parë./InLajmi/