Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka realizuar gol edhe në ndeshjen me Freiburgun.
Ai kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e nëntë në kuadër të ndeshjes në xhiron e dhjetë të Bundesligës, transmeton KTV.
Ky ishte goli i tretë i Rashicës në javën e fundit. Fundjavën e shkuar shënoi ndaj Bayer Leverkusenit e në mesjavë ndaj Heidenheimit.