Kryeparlamentari në detyrë, Kadri Veseli, ka vendosur sot kurora lulesh në vendin ku para 30 vjetësh kanë rënë dëshmorë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Përmes rrjetit social Facebook, Veseli ka postuar disa imazhe nga dita e sotme duke përkujtuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Postimi i tij i plotë:
“Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”.





















