Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 7 e 30, është njoftuar për shpërthim të një zjarri në Graçanicë, përcjell InLajmi.
Pasi është informuar për zjarrin, në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka filluar nga një shtëpi dhe është përcjellur më pas në 4 objekte të tjera.
Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar, por vetëm për dëme material.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se:
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve.
Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte.
Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.
Ndërkohë që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar.
Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.”/InLajmi/