Në qytetin e Gjakovës, është njoftuar për një person që ka humbur jetën, përcjell InLajmi.
Nga policia ëdhtë bërë e ditur se viktima është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij dhe më pas është thirrur ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen.

Është bërë e ditur se afër trupit është gjetur edhe një pistoletë.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/



















