Ridvan Berisha, ish-gazetar në RTK, ka reaguar pasi në grupin mbështetës të LVV-së “mekryeministrin”, janë publikuar shkrime rreth tij dhe familjes së tij në lidhje me institucionet ku janë të punësuar, përcjell InLajmi.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social, është shprehur se prapa këtyre shkrimeve është vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.


Në shkrimin e tij Berisha i ka bërë thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit që te ndalojë një qasje të tille, duke i quajtur “zagarë” njerëzit që po bëjnë shkrime të tilla.
Në vazhdim, gazetari ka treguar se në RTK, ka dhe shumë të punësuar nga VV, prandaj ka kërkuar që të rishikohet lista.
Postimi i plotë i tij:
Albin ndali zagarte! Ka mbaru fushata, me t’thane te drejten seriozisht m’boni ndere Fitore Pacolli qe e ke angazhu vllain me luajt rolin e Berias e te Gebellsit apo te ajetullaheve. Veç azhurnone listen se i keni me bollek edhe kontigjentin tuaj ne RTK.
Po flliqtana qe ishin kone bre!
Edhe çka tash, me gjyq publik ju po ndani drejtesi e moralizim a, reptila!/InLajmi/



















