Komisioni Evropian ka njoftuar planet për të ndërtuar një Njësi të Përbashkët Kibernetike, transmeton InLajmi.
Incidentet e fundit të regjistruara në SHBA dhe Irlandë, kanë ndikur që edhe BE të fokusohet në trajtimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike në një shkallë më të gjerë.
Nga Komisioni u argumentua se sulmet kibernetike janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi edhe në Evropë, incidentet janë rritur nga 432 që ishin në 2019 në 756 në vitin 2020.
Është menduar krijimi i një ekipe shumë të përkushtuar të ekspertëve kibernetikë të cilët do të vendosen në vendet evropiane.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, kujtoi sulmin e kaluar kibernetik që i’u bë furnizimit me karburantë në SHBA, duke e cilësuar si një makth ndaj të cilit duhet të jemi të përgatitur.
Kujtojmë se muajin e kaluar, një bandë kriminale kibernetike e quajtur Darkside e nxorri Tubacionin jashtë linje për gati një javë, duke shkaktuar panik dhe mungesë të karburantit, shkruan BBC.
Qëllimi i KE është të sigurohet që Njësia e Përbashkët Kibernetike të jetë operacionale deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe krijimi i saj i plotë pas një viti./InLajmi/