Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha që sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës është temë që duhet të ketë kujdes të veçantë nga qeveria lokale dhe qendrore, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha që në 41 fshatrat e kryeqytetit duhët të ketë fond shtesë në kulturat bujqësore, pasi kjo ndihkon direkt në cilësinë e jetës dhe ju ndihmon zonave rurale që të kenë zhvillim të hovshëm.
Postimi i plotë i tij:
Sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës është temë që duhet të ketë kujdes të veçantë nga qeveria lokale dhe qendrore.
Në 41 fshatrat e Kryeqytetit duhet të ketë fond shtesë në kulturat bujqësore, pasi dihet se kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës dhe ju ndihmon zonave rurale që të kenë zhvillim të hovshëm.
Deri më tani kjo kategori ka mbetur e harruar!
Sot, në emër të kësaj kategorie e kam nominuar fermerin e suksesshëm nga Taslixhja, Jeton Hoti që krahas punës në bujqësi po jep kontribut edhe në sensibilizimin e kësaj kulture.
Me Jetonin në Asamblenë e Prishtinës kërkesat dhe shqetësimet e fermerëve do të trajtohen me prioritet. Suksese Jeton! /InLajmi/