Sekretari i SHBA, Antony Blinken, ka udhëtuar të marten për në Gjermani, transmeton InLajmi.
Blinken do të marrë pjesë në një konferencë mbi Libinë dhe do të diskutojë me homologun e tij gjerman mënyrat për të kundërshtuar mohimin e Holokaustit.
Gjermania dhe Kombet e Bashkuara do të zhvillojnë konferencën të mërkurën në Berlin, duke vazhduar përpjekjet e mëparshme për të sjellë një ndalje të luftimeve në Libi dhe për të mbështetur një qeveri të qëndrueshme.
Ndërkohë, i dërguari Special i SHBA për Libinë, Richard Norland, është shprehur se bisedimet do të nxisin hapat që duhet të ndërmerren së shpejti në mënyrë që zgjedhjet në vend të mbahen në Dhjetor, duke garantuar krijimin e një baze kushtetuese dhe ligjore për votimin.
Norland u tha gazetarëve të hënën se konferenca e Berlinit, do të ketë në fokus largimin e luftëtarëve të huaj nga Libia, shkruan VOA.
Udhëtimi Evropian i Blinken do të vazhdojë në Francë për një takim me Presidentin Emmanuel Macron. Ky udhëtim vjen pas takimeve të kohëve të fundit të Presidentit të SHBA, Joe Biden me aleatët në rajon, mbi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet trans-Atlantike./InLajmi/