Mërgim Lushtaku, deputeti i PDK-së së fundmi ka komentuar procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së që pritet të mbahen me 3 korrik, përcjell InLajmi.
Lushtaku thotë se kjo parti duhet të ketë një lider vizionar që do t’i prijë rikthimit të madh në skenën politike vendase.
“PDK, nuk guxon të humb kohë dhe të vendnumëroj, për arsye se në thelb është parti dinamike dhe zhvillimore, andaj me energji të reja duhet të kthehet në piedestal”, shkroi Lushtaku në Facebook
Postimi i plotë i tij:
Pas shumë rrethanave të krijuara në kohët e fundit dhe debatit të gjatë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, tani ka ardhur koha për një lider të ri dhe vizionar i cili do t’i prijë Partisë Demokratike të Kosovës drejt rikthimit të madh.
Partia jonë duhet të reflektoj karshi vullnetit dhe kërkesave të popullit dhe të zgjedh më të mirin nga rradhët tona duke respektuar gjithnjë të kaluarën e lavdishme të PDK-së.
PDK, nuk guxon të humb kohë dhe të vendnumëroj, për arsye se në thelb është parti dinamike dhe zhvillimore, andaj me energji të reja duhet të kthehet në piedestal.
Një falënderim i veçantë shkon për ata që themeluan PDK-në si projekt kombëtar, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin Veseli dhe bashkëpunëtorët e tyre. Po ashtu, mirënjohje e thellë për Ud. Kryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj, për angazhimin e tij në këtë kohë të vështirë të partisë.
Uroj që kjo konventë zgjedhore të shkoj mbarë si çdo herë dhe të tregojmë kulturë të lartë demokratike si Parti.
Zoti na dhashtë rrugën e hajrit dhe të suksesit!/InLajmi/