Hakan Calhanoglu i është bashkuar zyrtarisht Interit, pas largimit nga Milani si lojtar i lirë.
Mesfushori turk ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me paraqitjet.
Ai e kishte refuzuar ofertën prej 4 milionë eurosh për sezon për ta vazhduar qëndrimin te Rossonerët.
27-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro dhe tash është larguar si lojtar i lire, përcjell GazetaOlle.com
Calhanoglu është futbollisti i 2 që largohet nga Rossonerët me parametrat zero pas Gianluigi Donnarummas, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit.