• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Kush do të vie në krye të PDK-së?

J G nga J G
22 June 2021
në Politikë
0 0
0
Kush do të vie në krye të PDK-së?
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në mbledhjen e partisë ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme. Konventa e Përgjithshme e PDK’së, do të mbahet më 3 korrik ku pritet edhe të zgjedhet kryetari i ri, derisa në opinon tash e sa kohë përmenden emra potencialë për të marrë drejtimin e partisë.

Pas ftesës së Speciales për dy ish-krerët e këtij subjekti politik, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, drejtimin e PDK’së, si Ushtrues Detyre e mori Enver Hoxhaj që vazhdon ende të jetë në këtë pozitë.

Mungesa e ish-liderëve të kësaj partie ka shtyrë PDK’në, të mbajë zgjedhje të brendshme, ndërsa U.D i kryetarit Enver Hoxhaj, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Uran Ismaili, dhe ish-deputeti e ish-ministri i PDK’së, Memli Krasniqi janë ndër emrat më të përmendur si kryetarë potencial të këtij subjekti politik.

Por, cila është biografia, karriera politike dhe profili i këtyre emrave?

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj është i lindur në vitin 1969 dhe ai ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë e gjithashtu edhe si Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës dhe po ashtu nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Enver Hoxhaj ka qenë profesor i Asocuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ai ka qenë bashkëpunëtor shkencor në London School of Economics, pranë Qendrës për Studim e Qeverisje Globale. Publikimet e tij përfshijnë studime dhe artikuj mbi konfliktin etnik, kombin e nacionalizmin, intervenimin dhe qeverisjen ndërkombëtare të botuara në revista dhe botime në gjuhën angleze dhe gjermane.

Më 9 janar, 2008 Hoxhaj zgjidhet ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Më 22 shkurt 2011, Hoxhaj u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Gjatë procesit negociator (2005-2007), të udhëhequr nga i dërguar i Posaçëm i OKB’së, Martti Ahtisaari, Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovar në të gjitha takimet.

Hoxhaj ka diplomuar në vitin 1993 në Universitetin e Prishtinës – Dega e Historisë. Studimet e rregullta pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin e Vjenës, “Geistesëissenschaftliche Fakultät”, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikës. Hoxhaj doktoroi në vitin 2000. Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Universitetit të Vjenës dhe udhëheqës i ekipit hulumtues për Ballkanin në Ludëig Boltzmann.

Hoxhaj zotëron gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Gjithashtu, Hoxhaj ka mbajtur ligjërata të ndryshme në shumë universitete të botës si Oxford, University College of London, John Hopkins University, Columbia University etj.

Enver Hoxhaj ka qenë disa herë me radhë edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Vlora Çitaku:

Vlora Çitaku është e lindur në vitin 1980 në Bajçinës të Komunës së Podujevës. Ajo është një politikane dhe diplomatë shqiptare e cila ka shërbyer si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Neë York dhe si ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka mbaruar studimet Master në Media dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka puuar si gazetare dhe përkthyese për disa media perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian, ish-zëvendësministre e Jashtme dhe ministre e Jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK – LDK. Çitaku ishte ministrja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009. Para kësaj, ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve të Jashtme në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ku ajo ndihmoi edhe në këtë drejtim. Po ashtu, Çitaku ndihmoi në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale dhe multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i OKB’së ku Çitaku shquhet për përfaqësimin që ia ka bërë Kosovës.

Çitaku po ashtu ka shërbyer edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian.

Çitaku ka qenë edhe anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës pjesë e së cilës ishte nga fillimi. Më herët ajo ka shërbyer si zëdhënëse e partisë, këshilltare për media dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi ka lindur në vitin 1980. Ai shkollën fillore e ka kryer në “Hasan Prishtina” dhe atë të mesme ne Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Krasniqi ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Në vitit 1999 – 2000 ka pnuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Për shumë vitë është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë atëherë, Hashim Thaçi.

Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK’së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Risinë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK’së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16-30 vjeç. Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK’së. Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur nënkryetar i PDK’së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.

Nga viti akademik 2006/2007 është angazhuar për disa semetra si ligjërues i lëndëve nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Victory dhe në Kolegjin Iliria. Po ashtu, Krasniqi është anëtar i rregullt i Shoqatës Amerikane për Shkenca Politike dhe i Shoqatës Britanike për Studime Ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e vitit 2007, Memli Krasniqi zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport. Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.

Krasniqi është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ndërsa është emëruar Ministër në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në shkurt të vitit 2011. Ndërsa ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai aktualisht ushtron funksionin e deputetit në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Uran Ismaili:

Uran Ismaili ka lindur në vitin 1979 dhe shkollën fillore e ka kryer në Prishtinë në “Ismail Qemaili” dhe të mesmën në “Xhevdet Doda”. Studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.

Ismaili që nga viti 2007 është i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës. Deri në vitin 2016 ai ishte anëtar i kryesisë së Degës së Prishtinës, njëherit ka marrë pjesë në të gjitha fushatat lokale dhe nacionale që nga viti 2007. Ka qenë pjesë e konceptimeve të ideve për fushatat e PDK’së si në sferën e kampanjave digjitale ashtu edhe në organizimin në terren. Uran Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Kadri Veselit duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij, ndërkohë që më herët gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes së PDK’së ka qenë shef i kabintetit dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transportit. Gjatë punës së tij në institucione të vendit, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si inicator i programeve të ndryshme me USAID’in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore, shkruan gazeta Metro.

Ismaili gjatë së kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishmë me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në vitin 2015 i është dhënë rasti të punojë në rekomandime të politikave me emra eminenstë si Michael Ignatieff apo të organizojë projekte në terren me Marshal Ganz, veteranin e organizimeve në Harvard. smaili ka ushtruar edhe detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Tags: Enver HoxhajPDKVlora Citaku
Postimi i mëparshëm

Adrola Dushi dhe Capital T së bashku në pushime?

Postimi tjetër

Ramadani nga LVV: Shkarkimi i bordit të RTK-së është pak, disa duhet të shkojnë në burg

Të ngjajshme Postime

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë
Politikë

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë

25 July 2025
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë
Politikë

Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë

25 July 2025
Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma
Politikë

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

24 July 2025
Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata
Politikë

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

24 July 2025
Postimi tjetër
Ramadani nga LVV: Shkarkimi i bordit të RTK-së është pak, disa duhet të shkojnë në burg

Ramadani nga LVV: Shkarkimi i bordit të RTK-së është pak, disa duhet të shkojnë në burg

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu