Kina po vazhdon kundërshtimin e saj ndaj kriptovalutave, duke u kërkuar bankave dhe platformave të pagesave të ndalojnë mbështetjen e transaksioneve të monedhës dixhitale, transmeton InLajmi.
Kjo kërkesë vjen pas një urdhëri të lëshuar të premten për të mbyllur operacionet e Bitcoin në provincën Sichuan.
Pas kundërshtimeve të Kinës, çmimi i Bitcoin ra me më shumë se 10% të hënën, por u stabilizua ditën pasuese.
Megjithatë që pas rekordit që Bitcoin arriti në muajin Prill, ku kapi një vlerë mbi 63.000 dollarë, tani ka humbur të paktën 50% të vlerës së fituar.
Banka Qendrore e Kinës dhe Banka Popullore e Kinës, deklaruan se kohët e fundit janë marrë me thirrje të bankave tjera të mëdha dhe kompanive të pagesave, duke i’u kërkuar që të ndërmarrin veprime më të ashpra në lidhje me tregtinë e kriptovalutave, shkruan BBC.
Ndërkohë, bankave u është thënë që të mos ofrojnë produkte ose shërbime të asnjë lloji me anë të kriptovalutave./InLajmi/