Turqia nga 1 korriku i jep fund shtetrrethimit në funksion të pandemisë.
Presidenti Tayp Erdogan ka dhënë njoftimin e rëndësishëm duke shtuar se në të njëjtën ditë do të hiqen edhe kufizimet e udhëtimit nga një qytet në tjetrin si dhe ato për transportin publik urban.
Tashmë me fillimin e korrikut Turqia do i rikthehet jetës normale ndërkohë që vendi është në sezon turistik, përcjell Lajmi.net.
Pas bllokimit 17-ditor, Turqia pati rënie të shifrave ashtu siç po ndodh në Europë dhe nga 1 qershori qeveria ka vendosur të lirojë masat kufizuese.