Kur bëhet fjalë për intensifikimin e rivalitetit midis SHBA dhe Kinës, qielli nuk është kufiri, transmeton InLajmi.

Ndërsa të 2 vendet garojnë për epërsi ekonomike, teknologjike, gjeopolitike dhe madje ideologjike në tokë, hapësira është bërë kufiri i vetëm, në konkurrencën e tyre të madhe për fuqi.


Pas prishjes së programit hapësinor të Bashkimit Sovjetik, SHBA-të kanë shijuar një periudhë udhëheqjeje të pashembullt në hapësirë. Por, në vitet e fundit, vëzhguesit dhe politikanët amerikanë kanë paralajmëruar që dominimi i Amerikës së shpejti mund të sfidohet nga aftësitë hapësinore të Kinës të cilat po vijnë me një rritje të shpejtë.
Ky shqetësim është thelluar me një seri arritjesh të rëndësishme të profilit të lartë kinez.
Kujtojmë se në vitin 2019, Kina u bë vendi i parë që zbarkoi në anën e largët të hënës, poashtu, vitin e kaluar, vendi vendosi me sukses në orbitë satelitin e fundit Beidou, duke sfiduar kështu Sistemin Global të Pozicionimit të SHBA-së. Përveç këtyre arritjeve, muajin e kaluar, Kina u bë vendi i vetëm pas SHBA-së që vendosi një rover funksional në planetin Mars, shkruan CNN.
Ky përparim i veçantë e nxiti administratorin e ri të NASA-s, Bill Nelson të paralajmëronte amerikanët përballë ambicjeve hapësinore të Kinës. Në një seancë dëgjimore të Dhomës muajin e kaluar, SHBA mbajti një imazh të marrë nga rover kinez në Mars, duke e quajtur Kinën “një konkurrencë shumë agresive”, gjë që solli edhe lobim në Kongres për të financuar planet e NASA-s në dërgimin e njerëzve përsëri në hënë./InLajmi/



















