Kryetari që ka përvojë qeverisëse 3 mandate nga 4 vite, Rufki Suma, nuk ka vendosur ende nëse do të rikandidoj për të 4-tën herë për të parin e Hanit të Elezit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, mirëpo Suma ende nuk ka vendosur nëse e do edhe një mandat.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se ka vazhdimisht oferta nga partitë politike që t’i bashkohet, mirëpo siç ka qenë tash e 12 vite i vendosur të qëndrojë vetëm, ashtu do të jetë edhe në vazhdimësi.
“Data është caktu, nuk kemi vendosur. Do të shohim edhe pse kemi kërkesa. Me dëshirë nuk do të jem serish. Gati jemi në përfundim të mandatit të 3-të, mirëpo meqenëse kemi thënë se do të jemi në shërbim të qytetarëve do ta shohim a do të vendosim a jo”, ka thënë ai.