Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se pas shumë vitesh pa aktivitet konematografike, Kamenica ka arritur të ketë konema 3D, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Kamenicës i cili ka thënë se tanimë fëmijët e Kamenicës mund të rritën si bashkëmoshatarët e tyre duke parë filmat që shfaqën në konemarë botërore me tekonologjinë më të re.
Ndër të tjera Kastrati ka bërë të ditur se kjo kinema ka hyrë në funksion që nga java e kaluar ku është shfaqur një filem për një grup nxënësish, ku së shoejti do të fillojë programi i rregullt i filmave.
Postimi i plotë i tij:
KINEMA 3D NË KAMENICË
Pas shumë vitesh pa aktivitet kinematografik, Kamenica me kinema 3D.
Tanimë fëmijët e Kamenicës do të rriten si bashkëmoshatarët e tyre duke parë filmat që shfaqen në kinematë botërore me teknologjinë më të re.
Javën e kaluar u shfaq filmi i parë për një grup nxënësish dhe së shpejti do të fillojë programi i rregullt i filmave.
Falënderoj drejtorin Arianit Ibrahimi për angazhimin që kjo të realizohet.
Urime na qoftë! /InLajmi/