Ka përfunduar pjesa e parë mes Italisë dhe Uellsit.
2 skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, derisa italianët janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0.
Italia është duke dominuar në të gjitha aspektet dhe ndërtuan disa aksione të bukura, por që iu mungonte goditja finale.
Ishte Marco Verratti që harkoi te Pessina, ky i fundit e konkretizoi në gol (39′) – VIDEO.
Ndërkohë, edhe Uells provoi të gjejë golin, mirëpo më shumë zhvilluan lojë në mesfushë, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, pjesa e parë mbyllet me rezultat 1 – 0 dhe mbetet për t’u parë nëse do mbetet ky rezultat.

















