Mbrëmë në Teatrin Kombëtar u dha premiera e shfaqjes “e Bukura dhe Bisha”, shfaqje kjo shumë e dashur për fëmijët, përcjell InLajmi.
Kjo shfaqje nga shkolla e baletit “Behias Dance”, është e para për këtë vit.
“Për të realizuar gjithë këtë sukses patjetër se pa punën e fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve do të ishte e pamundur, këtë radhë kemi pasur shumë bashkëpunëtor dhe i jemi shumë falënderues.
Fëmijët kanë përformuar në mënyrën më të mirë të mundshme, publiku e ka mirëpritur jashtëzakonisht mirë shfaqjen, ku edhe duartrokitje të shumta nuk munguan dhe për këtë jemi shumë të lumtur, se gjithë ajo pune e madhe 4 mujore rezultoi me një sukses shumë të madh mbrëmë.Faleminderit të gjithëve e shihemi në projektet e radhës”, thotë koreografi Driton Saqipi./InLajmi/