Qeveria e Kosovës ka lehtësuar pothusajse të gjitha masat për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Por, Qeveria e Kosovës, nuk ka lejuar mbajtjen e mbrëmjeve të maturës, ndërsa vlen të theksohet se ka lejuar mbajtjen e dasmave me numër të caktuar të dasmorëve , tubimet, kafenetë të punojnë me orar të zgjatur.
Lidhur me këtë ka reaguar përmes një postimi, gazetarja Kimete Berisha, gjegjësisht i është drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Dasmat lejohen.
Tubimet lejohen.
Nëpër kafene, shqiptarët, çdo natë shpinë për shpinë e fytyrë për fytyrë – lejohen;
Vallet lejohen, përqafimet po, puthjet publike po;
krejt lejohen: sallonet, masazhet, hotelet, të pamet, vajtimet kolektive, ndejat nëpër varreza.
Krejt lejohen…veç nxënësëve u ndalohet mbrëmja e maturës…
Nxënësit lejohet të grumbullohen nëpër klasë, në oborr të shkollës e nëpër korridore, por ministresha i ndalon ekskurzionet e nxënësve, dhe e ndalon mbajtjen e mbrëmjeve të maturës, se është komuniste!”, ka shkruar Berisha.
Tutje, ajo thotë se Nagavci po ua ndalon mbrëmjen e maturës nxënësve që më së paku kanë qenë të rrezikuar nga pandemia, kurse kjo politikë e dështuar u jep liri absolute për t’u infektuar dhe për të vdekur, pleqve dhe të sëmurëve.
Postimi i plotë i saj:
Arbërie Nagavci si ai mësuesi te ‘Another Brick in the Ëall’- shtrigan!
Dasmat lejohen.
Tubimet lejohen.
Nëpër kafene, shqiptarët, çdo natë shpinë për shpinë e fytyrë për fytyrë – lejohen;
Vallet lejohen, përqafimet po, puthjet publike po;
krejt lejohen: sallonet, masazhet, hotelet, të pamet, vajtimet kolektive, ndejat nëpër varreza.
Krejt lejohen…veç nxënësëve u ndalohet mbrëmja e maturës…
nxënësit lejohet të grumbullohen nëpër klasë, në oborr të shkollës e nëpër korridore, por ministresha i ndalon ekskurzionet e nxënësve, dhe e ndalon mbajtjen e mbrëmjeve të maturës, se është komuniste!
Ua ndalon mbrëmjen e maturës nxënësve që më së paku (dhe hiç) kanë qenë të rrezikuar nga pandemia, kurse kjo politikë e dështuar u jep liri absolute për t’u infektuar dhe për të vdekur, pleqve dhe të sëmurëve!
I takova te gjimnazi i Mitrovicës, grumbull.
Djem e vajza të mërzitur shumë, për shkak se ministresha, hey njëfarë Arbërie Nagavci ua ka ndaluar kujtimin më të bukur- mbrëmjen e maturës.
Prindërit nuk e kuptojnë pse lejohen dasmat e nuk lejohen mbrëmjet e maturës dhe shetitjet e nxënësve në natyrë.
Më pyetën mua: Pse!
Nuk e di – u thash, dhe i këshillova ta pyesin Arbërien, e cila ku me ditë sa
e fuqishme ndjehet me këtë vendim mizor, ama nuk e kupton sesa shumë urrejtje e neveri ndjejnë maturantët dhe prindërit e tyre për të.
Vlen për të theksuar se nxënësit e urrejnë, ama emrin nuk ia dinë.
Arbëria ka arritur të bëhet e urryer te nxënësit, pa arritur ta bëjë të njohur emrin e saj te nxënësit. Fantazi a?
Pse, s’po ia zëni derën, i këshillova?
Tamam si te Pink Floyd!
Çartuni:
You! Yes! You behind the bike sheds! Stand still, laddie!
(If you don’t eat your meat, you can’t have any pudding!
Hoë can you have any pudding if you don’t eat your meat?)
You! Yes! You behind the bike sheds! Stand still, laddie!
P.S. Dhe në fund, maturantët më rrethuan. Ua tregova kujtimin për ndarjen time të gjimnazit:
Kujtojmë se është ndarja më e dhimshme, por të nesërmen e kuptojmë se ndarja nga shokët dhe shoqet e gjimnazit është ndarja më e lehtë.
Të nesërmen, nuk të mungojnë.
I thonë ndarje nga shoqëria, ama është ndarje nga ai lloji i bukur i lirisë, nga ajo mosha (që ti kujton se është më e bukura),
kur prej teje nuk varet askush, nuk varet asgjë, përveç mësimi, e mësimi nuk mbaron kurrë.
Mosha më e bukur është pjekuria. Kur je i lirë të bësh çfarë të duash – por nuk do më asgjë…!
Kujtimi më i bukur në jetë është loja, por kur jetën e merr si lojë edhe atëherë kur është serioze, është dimensioni suprem i mençurisë dhe i paqes shpirtërore…!
E këtë dimension nuk e kanë arritur as Profetët, sepse ata e kanë ndërtuar jetën dhe fenë mbi frikën e sëmurë nga Zoti, e Zoti nuk është i frikshëm, por është e vetmja dashurii që ndjehet e nuk shihet me sy.
E vetmja dashuri që nuk ka nevojë për Ty!
Kur vjen koha për t’u ndarë- mpihesh, nuk e ndjen ndarjen!
Si çdo gjë në jetë, edhe ndarjen e ndjen para kohës, e kryen mërzinë para se të ndodh ndarja.
Besomë!
/InLajmi/