1.437 është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për shkelje të rregullave të komunikacionit, përcjell InLajmi.
13 është numri i tiketave të shqiptuara në bazë të ligjit Covid-19, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.
E 23 aksidente trafiku kanë qenë gjatë 24-orëve në vendin tonë, ndërsa ajo që vlen të theksohet është se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të vdekur, gjegjësisht aksident trafiku me fatalitet.
Aksident trafiku me të lënduar kanë qenë 18, ndërsa aksident trafiku me dëme materiale kanë qenë 23.
23 persona janë arrestuar , ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje./InLajmi/