Ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë rreth orës 17:30, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha që në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete.
Ahmeti tha që në këtë aksident janë lënduar 2 persona dhe të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:30,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë 2 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /InLajmi/