Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë një dedikim me rastin e ditëlindjes së veprimtarit të pagjetur, Ukshin Hoti, përcjell InLajmi.
Hoxhaj shprehet se Hoti, ishte intelektuali që ndër të parët ndezi flakadanët se populli i Kosovës nuk e ka ndërmend të dorëzohet në të drejtën e tij për të qenë i pavarur.
”Heronjtë kanë vetëm ditëlindje. Pjesa tjetër është histori, mishërim përpjekjesh e luftë për liri e dinjitet njerëzor. I tillë ishte Ukshin Hoti. Intelektuali që ndër të parët ndezi flakadanët se populli shqiptar i Kosovës nuk e ka ndërmend të dorëzohet në të drejtën e tij për të qenë i pavarur. Në datën e lindjes së Ukshinit, intelektualit e patriotit tonë, edhe 22 vjet pas luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Serbia asnjëherë nuk tregoi se çfarë ndodhi me Ukshinin tonë dhe qindra persona tjerë të pagjetur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Heronjtë kanë vetëm ditëlindje. Pjesa tjetër është histori, mishërim përpjekjesh e luftë për liri e dinjitet njerëzor. I tillë ishte Ukshin Hoti.
Intelektuali që ndër të parët ndezi flakadanët se populli shqiptar i Kosovës nuk e ka ndërmend të dorëzohet në të drejtën e tij për të qenë i pavarur.
Në datën e lindjes së Ukshinit, intelektualit e patriotit tonë, edhe 22 vjet pas luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Serbia asnjëherë nuk tregoi se çfarë ndodhi me Ukshinin tonë dhe qindra persona tjerë të pagjetur.
Megjithatë, mungesa yte, i dashur Ukshin, është vetëm fizike, sepse ti je pjesë e pandashme dhe e përhershme e themelit të këtij shteti, mendjeve dhe zemrave tona.
Nuk do të heqim dorë asnjëherë prej teje, mik./InLajmi/